Selçuk Buğra Gökalp
09 Nëntor 2022•Përditësim: 10 Nëntor 2022
Ylli polak i futbollit Robert Lewandowski sot u nderua me Këpucën e Artë Evropiane, duke e fituar çmimin në dy vite të njëpasnjëshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lewandowski, aktualisht sulmues i Barcelonës, shënoi 35 gola për ish-klubin e tij Bayern Munich në sezonin 2021-22 të Bundesligës gjermane për të fituar këtë çmim prestigjioz për herë të dytë.
Çmimi i Këpucës së Artë Evropiane i jepet golashënuesit më të mirë të ligave evropiane çdo sezon.
Lewandowski, i cili pranoi çmimin e tij nga ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, falënderoi ish-skuadrën dhe shokët e tij të skuadrës për nderimin.
34-vjeçari, i cili do të luajë për Poloninë në Botërorin 2022, theksoi se Brazili dhe Argjentina janë favoritë në këtë organizim dhe do të jetë një turne i vështirë.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain (PSG), është ende mbajtësi i rekordit me gjashtë çmime të Këpucës së Artë Evropiane.
Çmimi prestigjioz iu dha për herë të parë legjendës së futbollit portugez Eusebio da Silva Ferreira - i njohur gjerësisht si Eusebio - në sezonin 1967-68 pasi ai shënoi 42 gola për Benfica-n.
Tanju Çolak është lojtari i vetëm turk që e ka fituar këtë çmim me 39 gola të shënuar për Galatasaray-in në sezonin 1987-88.