Berad Büyük
18 Tetor 2019•Përditësim: 19 Tetor 2019
Për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë, Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi shtyrjen e ndeshjes "El Clasico" në të cilën Barcelona do të priste Real Madrdin më 26 tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të federatës, data e re e ndeshjes do të caktohet pas bisedimeve midis dy klubeve deri më 21 tetor.
Vendimi erdhi pasi të dielën e kaluar në Katalonjë shpërthyen protesta të dhunshme si pasojë e dënimit me burg të nëntë politikanëve katalanë separatistë.
Që nga fillimi i protestave, të paktën 250 persona është raportuar të jenë lënduar, përfshirë edhe policë.
Trupi drejtues i La Ligës më herët kërkoi që përballja të zhvillohet në Madrid, duke thënë se mund të ndodhin probleme të sigurisë nëse ndeshja zhvillohet në Barcelonë.