Dejan Maksimoviç
21 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
ROMË (AA) – Sipas informacioneve të mediave italiane Luciano Spalletti, trajneri aktual i Romës është favorit për marrjen e pankinës së kombëtares së Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Azurët” kërkojnë zëvendësim, meqë trajneri i tanishëm Antonio Conte pas Kampionatit Evropian 2016 do të braktisë kombëtaren dhe do të merr ekipin anglez Chelsea.
Ish-drejtuesi i Zentit si trajner i Romës u emërua në janar dhe solli klubin në vendin e tretë në Seria A.