Mutlu Demirtaştan
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Ndeshjet e gjysmëfinales së raundit të "play-off"-it të Kampionatit Evropian në futboll 2020 (EURO 2020) do të luhen nesër ndërsa ndeshja më e spikatur është ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të luajnë në stadiumin "Todor Proeski" në Shkup me fillim në ora 20:45.
Katër kombëtaret e fundit pjesëmarrëse të EURO 2020 që për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u shty dhe u vendos të fillojë më 11 qershor 2021 do të përcaktohen pas ndeshjeve të "play-off"-it.
Në "play-off"-in që do të zhvillohet me nga një ndeshje eliminuese do të përballen 16 kombëtare. Tetë përfaqësuese që do të kualifikohen në gjysmë finale. Më 12 nëntor do të luajnë finalet në "play-off" ndërsa 4 ekipet fituese do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në EURO 2020.
Programi i ndeshjeve të gjysmëfinales që do luhen nesër është si në vijim:
18:00 Gjeorgji - Bjellorusi
20:45 Maqedoni e Veriut - Kosovë
20:45 Norvegji - Serbi
20:45 Skoci - Izrael
20:45 Sllovaki - Republika e Irlandës
20:45 Bosnjë e Hercegovinë - Irlanda e Veriut
20:45 Bullgari - Hungari
20:45 Islandë - Rumani