Selçuk Buğra Gökalp
29 Maj 2023•Përditësim: 01 Qershor 2023
Mauricio Pochettino u emërua trajner i ri i Chelsea-t, njoftoi sot klubi anglez i Premier Ligës, transmeton Anadolu.
Trajneri argjentinas do të marrë drejtimin e "të kaltërve" më 1 korrik dhe do të jetë në detyrë deri në korrik të vitit 2025, thuhet në deklaratën e Chelsea-t.
"Përvoja, standardet e përsosmërisë, cilësitë e lidershipit dhe karakteri i Mauricio-s do t'i shërbejnë mirë Klubit të Futbollit Chelsea ndërsa ne ecim përpara", thanë drejtorët sportivë të Chelsea-t, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley.
"Ai është trajner triumfues, i cili ka punuar në nivelet më të larta, në liga dhe gjuhë të shumta. Karakteri i tij, qasja taktike dhe përkushtimi ndaj zhvillimeve e bënë atë kandidat të jashtëzakonshëm", theksuan ata.
Eksperti 51-vjeçar fitoi Kupën e Francës 2020-2021 dhe trofetë e Ligue 1 të Francës 2021-2022 me Paris Saint-Germain. Ai gjithashtu ka drejtuar skuadrën e Premier Ligës angleze Tottenham-in nga 2014 deri në vitin 2019.
Ai arriti të çojë Tottenham-in në finalen e UEFA Ligës së Kampionëve 2019 kundër Liverpoolit, në të cilën Tottenham-i pësoi disfatë me rezultatin 0:2.