Ekip
03 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Golashënuesi francez, Kylian Mbappe për shkak të lëndimit do të mungojë në ndeshjen e nesërme si mysafir të PSG-së në Leipzig, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbappe pësoi një lëndim në ndeshjen e së shtunës në Ligue 1 ndërsa trajneri i PSG-së, Thomas Tucheli tha se ndërrimin në minutën e 74-të të ndeshjes e bëri për arsye parandaluese me qëllim që Mbappe të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, udhëheqësia e kampionëve francezë njoftoi sot se Mbappe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Leipzigut për shkak të një dëmtimi.
Mungesa e Mbappes është një goditje e re për PSG-në, e cila nuk do të përfshijë edhe lojtarët si Neymar, Marco Veratti, Mauro Icardi dhe Julian Draxler në Leipzig.