Can Erözden
03 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Klubi spanjoll i futbollit Atletico Madrid nënshkroi sot me mesfushorin e Afrikës Qendrore, Geoffrey Kondogbia, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mirësevjen Geoffrey Kondogbia! Mesfushori është një lojtar i ri i Atletico-s pasi klubi ynë dhe Valencia CF arritën një marrëveshje transferimi. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024", njoftoi Atletico Madrid përmes një deklarate.
Kondogbia më herët ka luajtur për klubet franceze Lens dhe Monaco, klubet spanjolle Sevilla dhe Valencia, si dhe për klubin italian Inter.
27-vjeçari gjithashtu ka shtetësi franceze pasi lindi në Nemours, një komunë franceze afër Parisit.
Ai e ndihmoi Francën të fitonte Kupën Botërore FIFA U-20 në vitin 2013, ndërsa kishte edhe pesë paraqitje për skuadrën e parë franceze.
Mirëpo, në vitin 2018, Kondogbia bëri debutimin e tij për Republikën e Afrikës Qendrore, ku deri më tani ka shënuar një gol në tre paraqitje.