Emre Aşıkçı
17 Qershor 2020•Përditësim: 17 Qershor 2020
NBA u dha lojtarëve një afat deri më 24 qershor që të marrin vendim nëse planifikojnë të marrin pjesë në sezonin 2019-2020, raporton Anadolu Agency (AA).
"Lojtarët e NBA-së janë njoftuar se çdo lojtar që zgjedh të mos luajë në rifillimin e sezonit 2019-20 duhet të njoftojë ekipin e tij deri më 24 qershor. Kompensimi do të zvogëlohej me 1/92.6 për secilën lojë të humbur", tha Shams Charania nga "The Athletic" në Twitter.
Charania shtoi se do të jenë dy grupe lojtarësh që nuk marrin pjesë dhe që nuk do të ulet paga e tyre.
"Burimet: Dy kategori lojtarësh që nuk marrin pjesë në NBA të cilët nuk do të kenë ulje të pagës së tyre: ‘Lojtarët e mbrojtur’ dhe ‘Lojtarët e falur’, për të cilët besohet se mund të jenë në rrezik më të lartë nga sëmundja e rëndë nga COVID-19, qoftë nga ekipi apo nga ekspertët. 25 qershori është afati për mungesë të justifikuar”, shtoi ai.
Po ashtu, Charania tha se lojtarët që largohen nga kampusi në Orlando do t’i nënshtrohen vetëkarantinës nga 10 deri në 14 ditë, uljes së kompensimit për lojërat e humbura dhe testimin e zgjeruar.
NBA do të rikthehet me një format 22 skuadrash në Walt Disney World Resort afër Orlando-s në Florida pasi data e fillimit eksperimental të turneut është caktuar për 3 korrik.