Emre Doğan
22 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
Ndeshja mes Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut dhe klubit anglez Tottenham, në kuadër të ndeshjes së raundit të tretë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës do të drejtohet nga arbitri turk, Ali Palabıyık, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të zhvillohet të enjten më 24 shtator në Shkup në stadiumin "Todor Proeski". Ndeshja do të fillojë në ora 20:00.
Në deklaratën e Federatës Turke të Futbollit (TFF) thuhet se ndihmësit e Palabıyık do të jenë Serkan Olguncan dhe Mehmet Cem Satman, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Arda Kardeşler.