Fatih Erel
06 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Nesër në orar (e enjte) janë ndeshjet të cilat do të sjellin ethet e së tëtës së finales në garën e dytë për nga rëndësia të cilën e organizon UEFA, Liga Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga çiftet të cilat do të luajnë nesër, ka ekipe që për herë të parë takohen në ndonjë garë ndërkombëtare të UEFA-së, siç janë Rennes –Arsenal, Valencia –Krasnodar, Frankfurt- Inter dhe Napoli -Salzburg.
Shtatë nga 16 ekipet që kanë mbetur në garë janë fitues të ish Kupës së UEFA-së, ose të kësaj gare me emrin e ri, Liga Evropa; Chelsea (2013), Frankfurt (1980), Inter (1991, 1994, 1998), Napoli (1989), Sevilla (2006, 2007, 2014, 2015, 2016), Valencia (2004) dhe Zenit (2008).
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 mars.
Çiftet janë si më poshtë:
18:55
Dinamo Zagreb - Benfica
Frankfurt - Inter
Rennes - Arsenal
Sevilla - Slavia Praha
Zenit - Villarreal
21:00
Chelsea - Dinamo Kiev
Napoli - Salzburg
Valencia - Krasnodar