Mutlu Demirtaştan
24 Gusht 2018•Përditësim: 25 Gusht 2018
STAMBOLL (AA) - Gara e 12-të e sezonit të MotoGP e cila është një nga organizimet sportive me motorë nga më të rëndësishmet në botë do të organizohet në Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i klasifikimeve i garës së 12-të do të zhvillohet nesër në ora 15.10, në pistën prej 5,9 kilometra Silverstone, në rajonin Northamptonshire të Britanisë. Ndërsa gara do të zhvillohet më 26 gusht të dielën, në ora 14.00.
Pas 11 garave të sezonit klasifikimi i pilotëve në renditjen e 5 të parëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë): 201 pikë
2. Valentino Rossi (Itali): 142
3. Jorge Lorenzo (Spanjë): 130
4. Andrea Dovizioso (Itali): 129
5. Maverick Vinales (Spanjë): 113