Hüseyin Burak Demirer
04 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
ANKARA (AA) - Ndeshjet e para të çerekfinales së UEFA Ligës së Kampionëve do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të çerekfinales në turneun më të madh të nivelit të klubeve të futbollit të Evropës, do të luhen nesër dhe të mërkurën (5-6 prill). Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 12-13 prill.
Programi i ndeshjeve të UEFA Ligës së Kampioneve të cilat do të zhvillohen në ora 20.45 është siç vijon:
Nesër:
Bayern Mynin (Gjermani) - Benfica (Portugali)
Barcelona (Spanjë) - Atletico Madrid (Spanja)
6 Prill:
Paris Saint Germain (Francë) - Manchester City (Angli)
Wolfsburg (Gjermani) - Real Madrid (Spanjë)