Mutlu Demirtaştan
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 16 Dhjetor 2021
Shorti për UEFA Ligën e Kombeve për sezonin 2022-2023 do të hidhet nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Shorti për fazën e ligës do të hidhet nesër në ora 18:00 në selinë e UEFA-s në qytetin zviceran Nyon. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në mbarë Evropën, në ceremoni nuk do marrin pjesë përfaqësues nga federatat kombëtare.
Në turne do marrin pjesë 55 federata anëtare të UEFA-s.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut në të njëjtën ligë me Turqinë
Kombëtaret janë ndare në vazo të ndryshme në varësi të pikave dhe renditjeve që kanë arritur në UEFA Ligën e Kombeve 2020-2021.
Kosova në Ligën C do të bëhet pjesë e shortit nga vazoja e tretë ndërsa Maqedonia e Veriut nga vazoja e dytë.
Vazot e Ligës C janë si në vijim:
Vazoja e parë: Turqi, Sllovaki, Bullgari, Irlandë e Veriut
Vazoja e dytë: Maqedoni e Veriut, Greqi, Bjellorusi, Luksemburg
Vazoja e tretë: Lituani, Gjeorgji, Azerbajxhan, Kosovë
Vazoja e katërt: Kazakistan-Moldavi, Administrata e Qipros Greke-Estoni, Gjibraltar, Ishujt Faroe
Në ndeshjet e "play-out" mes Kazakistan - Moldavi dhe Administrata e Qipros Greke - Estoni që do të luhen në mars të vitit të ardhshëm, do të përcaktohet se cilat 2 ekipe do jenë pjesë e Ligës C.
Vazot e Ligave të tjerë ku bën pjesë edhe Shqipëria është si në vijim:
Liga A
Vazoja e parë | Vazoja e dytë | Vazoja e tretë | Vazoja e katërt |
Francë | Portugali | Angli | Uells |
Spanjë | Holandë | Poloni | Austri |
Itali | Danimarkë | Zvicër | Çeki |
Belgjikë | Gjermani | Kroaci | Hungari |
- Liga B
Vazoja e parë | Vazoja e dytë | Vazoja e tretë | Vazoja e katërt |
Ukrainë | Finlandë | Izrael | Slloveni |
Suedi | Norvegji | Rumani | Mali i Zi |
Bosnjë e Hercegovinë | Skoci | Serbi | Shqipëri |
Islandë | Rusi | Republika e Irlandës | Armeni |
- Liga D
Vazoja e parë | Vazoja e dytë |
Kazakistan - Moldavi | Letoni |
Administrata e Qipros Greke - Estoni | San Marino |
Lihtenshtajn | Andorrë |
Maltë |
|
Formati i turneut dhe kalendari i ndeshjeve
Kombëtaret që do të fitojnë vendin e parë në grupet e tyre në Ligën A, në qershor të vitit 2023 do të luajnë në turneun final.
Ndërsa ekipet që do të fitojnë vendin e parë në grupet e tyre në ligat B, C dhe D, do të kualifikohen në një lig më lartë.
Klubet që do të klasifikohen në vendin e fundit në ligat A dhe B do të shkojnë një ligë më poshtë. Ndërsa katër ekipe që do të përfundojnë të fundit në grupet e tyre në Ligën C do të luajnë "play-out" në mars të vitit 2024 për të përcaktuar se cila dy prej tyre do të mbetet në Ligën C dhe cilat dy do të bien në Ligën D.
Kalendari i ndeshjeve në turne është si në vijim:
Ndeshjet | Data |
Ndeshjet e javës 1 dhe 2 | 2-8 qershor 2022 |
Ndeshjet e javës 3 dhe 4 | 8-14 qershor 2022 |
Ndeshjet e javës 5 dhe 6 | 22-27 shtator 2022 |
Gjysmëfinalet | 14-15 qershor 2023 |
Ndeshja Finale dhe për vendin e tretë | 18 qershor 2023 |
Ndeshjet "play-out" | 21-23 ve 24-26 mars 2024 |