Fatih Erel
04 Korrik 2025•Përditësim: 07 Korrik 2025
Sulmuesi i ri me origjinë ganeze i klubit të Ligës së Parë të Spanjës (La Liga), Athletic Bilbao, Nicholas (Nico) Williams, ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2035, transmeton Anadolu.
"Nico Williams ka nënshkruar një zgjatje tetëvjeçare të kontratës me Athletic. Sulmuesi anësor ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2035, ndërsa synon të bëjë më shumë histori te Athletic", thuhet në njoftimin e klubit.
Në njoftim thuhet se Williams, i cili ka një kontratë me Athletic deri në vitin 2027, ka nënshkruar një marrëveshje të re dhjetëvjeçare që do ta mbajë atë në Bilbao deri më 30 qershor 2035.
Williams, 22-vjeç, i cili luan edhe për ekipin kombëtar spanjoll, shënoi 11 gola në 45 ndeshje në të gjitha kampionatet për Athletic Bilbaon sezonin e kaluar.