Şenhan Bolelli
22 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
MADRID (AA) – Tifozeja e Villarreal-it Raquel Tajuel, e cila pas gjuajtjes së Lionel Messit topi ia theu dorën, tha se yllin e Barçës asnjëherë nuk e ka dashur, e tani edhe më pak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tajuel për radion katalonase RAC1 ka folur për lëndimin në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligës spanjolle mes Villarrealit dhe Barcelonës.
“Unë jam nga Madridi. Asnjëherë nuk e kam dashur Messin, ndërsa tani edhe më pak”, tha Tajuel e cila shtoi se në mënyrë relfeksive u përpoq të mbrohet nga topi të cilin e gjuajti Messi në tentimin e tij për të shënuar gol.
Nga Barcelona i ofruan ndihmë mjekësore tifozes dhe theksuan se janë të gatshëm ta ndihmojnë. “Më propozuan të shikoj një ndeshje në stadiumin Nou Camp. Do të mendoj për këtë. Mendoj se do të kërkojë biletë për ndeshjen Barcelona – Real Madrid”, tha Tajuel.