Dejan Maksimoviç
21 Shkurt 2017•Përditësim: 22 Shkurt 2017
BARCELONË (AA) – Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, pas disfatës prej 0:4 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales nga Paris Saint – Germain, por edhe paraqitjeve të dobëta në La Liga, gjendet nën trysni gjithnjë e më të madhe të opinionit. Por, mbrojtësi i “Barçës” Gerard Pique, qartë qëndroi në anën e trajnerit, dhe kujtoi opinionin se kanë qenë në probleme të mëdha kur Enrique arriti në klub në vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
Enrique në pankinën e Barcelonës zëvendësoi trajnerin argjentinas Gerard Martino, i cili gjatë mandatit të tij fitoi vetëm një trofe.
"Kur Enrique arriti ishim në probleme të mëdha dhe me të u kthyem në maje. Do të ishte mirë që njerëzit të përqendrohen dhe të shohin se çfarë ka bërë. Me të do të jemi deri në vdekje. Të gjithë së bashku tentojmë të kalojmë këto momente të vështira. Ende jemi gjallë në tre garime dhe kemi rastin që të fitojmë të gjitha, ndonëse kjo nuk do të jetë e lehtë në Ligën e Kampionëve. Kemi qenë në situata edhe më të vështira në të kaluarën. Jemi të fokusuar në gjetjen e zgjidhjes”, tha Pique për mediat spanjolle.
Enrique që nga ardhja në Barcelonë ka fituar dy tituj të Spanjës dhe një të Kupës së Mbretit, dhe një herë ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, FIFA kampionatin botëror të klubeve dhe Superkupën e Spanjës.