Betül Yürük
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
GJENEVË (AA) - Pishtari olimpik i ndezur në qytetin Olimpia të Greqisë, për lojërat olimpike Rio 2016, të cilët më 5-21 gusht do të mbahen në Brazil, u soll në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pishtarin Olimpik e ka mbajtur nxënësi brazilian, 13 vjeçari Runa Gabrielle Pitta Portugal. Pishtari i cili është sjellë në OKB në kuadër të Ditës së Sportit për Zhvillimin Ndërkombëtar dhe Paqe, së pari do të do të zhvendoset në Muzeun Olimpik në Lozanë, ndërsa pastaj do të dërgohet në Brazil.
- Skuadra e refugjatëve do të konkurrojë në Lojërat Olimpike-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, në fjalimin e tij në ceremoni, tha se pishtari olimpik është një simbol i solidaritetit midis popujve të botës.