Dejan Maksimoviç
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
LONDËR (AA) – Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham Hotspur theksoi se gjenë kënaqësinë në udhëheqjen e ekipit në Premier Ligë dhe nuk mendon për kthimin në atdhe. Sipas tij momentalisht nuk është i interesuar për marrjen e përfaqësueses së Argjentinës, për çka shkruajnë mediat argjentinase, raporton Anadolu Agency (AA).
“Nuk jam i interesuar për marrjen e përfaqësueses së Argjentinës. Jo, për shkak të asaj se jam mirë këtu në Tottenham. Në moshën time më shumë dua të punojë çdo ditë. Në planet e mia afatshkurte nuk kam aspirata që të udhëheq Argjentinën. Ndoshta në afat të gjatë, sepse dy ëndrrat e mia janë të trajnoj Newell's Old Boy dhe Argjentinën”, tha Pochettino.