Dejan Maksimoviç
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
LONDËR (AA) – Klubi i futbollit Tottenham Hotspur arriti marrëveshje që ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm t’i zhvillojë në Wembley, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi i Premier ligës në pajtim me marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Anglisë (FA) ka opsion që të gjitha ndeshjet e ligës, kupës dhe ato evropiane në sezonin 2017/18 t'i luajë në stadiumin kombëtar anglez. Tottenham ka filluar me ndërtimin e studimit të ri në vlerë prej 400 milionë paundë (rreth 526.5 miliona euro) në afërsi të ish-stadiumit White Hart Lane.
Ndërtimi duhet të përfundojë deri në fillim të sezonit 2018/19. “Në listën tonë të pritjes për biletë sezonale ka mbi 50.000 persona, ashtu që kjo tani na mundëson që shumica e tifozëve tanë të shohin ekipin gjatë paraqitjeve në Ligën e Kampionëve”, tha Daniel Levy, president i Tottenham-it.
Tottenham më parë përfundoi sezonin në Premier ligë duke fituar vendin e tretë, që do të thotë se do të luajë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.