Dejan Maksimoviç
23 Shtator 2016•Përditësim: 23 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Tottenham Hotspur dhe trajneri i klubit Mauricio Pochettino kanë vazhduar me zgjatjen e kontratave të lojtarëve që përbëjnë shtyllën e ekipeve. Në këtë mënyrë sot ka nënshkrur kontratë të re deri në verën e vitit 2021 anësori i djathtë Kyle Walker (26), raporton Anadolu Agency (AA).
Më parë të njëjtën gjë e bënë Christian Eriksen, Dele Alli, Eric Dier dhe Danny Rose. Kontrata e Walker-it i skadonte në vitin 2019, por gjeti gjuhë të përbashkët me stafin drejtues ambicioz të Tottenham-it për zgjatjen e kontratës.
Tottenham-i sezonin e kaluar në Premier ligën angleze përfundoi në vendin e tretë, ku realizoi plasim të drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Tani Tottenham gjendet në pozitën e tretë me 11 pikë, katër më pak se lideri Manchester City.