Dejan Maksimoviç
28 Maj 2019•Përditësim: 29 Maj 2019
Presidenti i klubit futbollistik të Real Madridit, Florentino Perez, konfirmoi për mediat spanjolle se kapiteni Sergio Ramos ka shprehur dëshirën që të lirohet nga "mbretërit" si një lojtar i lirë dhe të shkojë në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i shkëlqyer në repartin defanziv ka një kontratë e cila e lidh me Realin deri në fund të vitit 2021, por tashmë ka shprehur dëshirën të vazhdojë karrierën në Superligën kineze.
Perez tha se 33 vjeçari Ramos dhe agjenti i tij kanë njoftuar se kanë marrë "një ofertë shumë joshëse", por që klubi kinez nuk mund të paguaj dëmshpërblimin.
"I thashë Ramosit se është e pamundur që Real Madridi të heqë dorë nga kapiteni i tij dhe këtë ta bëjë falas. Ata erdhën te unë në zyrën time dhe më thanë se kanë një ofertë shumë joshëse nga Koina, por se pala atje nuk është në gjendje të paguaj dëmshpërblimin”, tha Perez për mediat spanjolle.
Ramos mbërriti në Real në vitin 2005 nga Sevilja. Që atëherë, për “klubin mbretëror” ka regjistruar 606 ndeshje dhe ka shënuar 84 gola, duke ndihmuar klubin të fitojë një sërë trofesh në skenën vendore dhe atë ndërkombëtare, përfshirë Ligën e Kampionëve tre vite radhazi, si asnjë klub tjetër.