Alma Çekovic
05 Gusht 2019•Përditësim: 05 Gusht 2019
Mundësia e kthimit të sulmuesit brazilian Neymar nga Paris Saint-Germain (PSG) në Barcelonë tani për tani është përjashtuar, deklaroi zv/presidenti i klubit katalanas, Jordi Cardoner, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Prej sot nuk ka më rast 'Nermar', ndërsa siç tha presidenti situata është e komplikuar. Nuk kemi biseduar me ata (PSG-në). Respekt i madh ekziston mes klubeve dhe nëse bëhet aktuale rasti i Neymar-it do të bisedojmë. Momentalisht të gjitha përjashtohen”, tha Cardoner për televizionin TV3.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo Araujo, para do kohe deklaroi se nga Barcelona nuk ka ofertë konkrete për lojtarin e kombëtares së Brazilit.
Neymar në PSG arriti nga Barcelona për 222 milionë euro.