Emre Doğan
07 Maj 2017•Përditësim: 08 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Reali i Madritit, në javën e 36-të të ligës spanjolle, La Liga, ka mundur ekipin e Granada-s, skuadër kjo që ka garantuar rënien nga kategoria, me rezultatin 4-0, raporton Anadolu Agency (AA).
Golat për këtë skuadër janë shënuar në minutat 3 dhe 11 nga James Rodriguez, dhe 30 dhe 35 nga Alvaro Morata.
Reali ka marrë fitoren e 3-të radhazi në këtë kampionat, duke çuar kështu numrin e pikëve në 84. Ndërsa Granada ka pësuar humbjen e 6-të radhazi dhe ka mbetur në kuotën e 20 pikëve.
Ndërkohë që Reali ndjek Barcelonën për shkak të golavarazhit dhe një ndeshjeje më pak, Granada e ka kështu të sigurt rënien nga kategoria.