Can Erözden
15 Qershor 2020•Përditësim: 15 Qershor 2020
Real Madrid mposhti Eibar-in me rezultatin 3:1 të dielen në ndeshjen e La Ligës, duke ndjekur kryesuesin e tabelës, Barcelonën, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë sezon, La Liga dëshmoi një garë të pamëshirshme në mes dy gjigantëve, Barcelonës, e cila ka tubuar 61 pikë, dhe rivalit të saj të përbetuar, Real Madridit, që mblodhi 59 pikë pas fitores si nikoqire ndaj Eibar-it.
Sevilla radhitet e treta me 50 pikë të grumbulluara në 28 ndeshje.
Madrilienët përfunduan punën në pjesën e parë, duke shënuar tre golat që i sollën fitoren.
Mesfushori gjerman Toni Kroos shënoi golin e hapjes në minutën e katërt, duke i siguruar Real Madridit avantazhin prej 1:0 kundër Eibar-it, ndërsa në minutën e 30-të, mbrojësi Sergio Ramos rriti epërsinë në 2:0.
Në minutën e 37-të, mbrojtësi i majtë i Real Madridit, braziliani Marcello, shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, duke e thelluar epërsinë në 3:0, ndërsa për ekipin kundërshtarë golin e vetëm e shënoi Pedro Bigas në minutën e 60-të.
"Nuk ka mënyrë më të mirë të kthimit sesa me fitore", deklaroi Ramos në një intreviste pas ndeshjes.
Në ndërkohë, ylli uellsian i Real Madridit, Garath Bale, regjistroi paraqitjen e 250-të për skuadrën e tij që nga ardhja në klubin mbretëror në vitin 2013.
Ndeshjet në La Ligë luhen pa tifozë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Rezultatet e së dieles:
Athletic Bilbao - Atletico Madrid 1:1
Real Madrid - Eibar 3:1
Real Sociedad - Osasuna 1:1