Dejan Maksimoviç
10 Qershor 2017•Përditësim: 11 Qershor 2017
ROMË (AA) – Klubi futbollistik Roma i ka ofruar kontratë të re të majme Radja Nainggolan (29), sipas së cilës mesfushori do të fitonte mbi katër milionë euro në vit. Sipas mediave italiane pritet që lojtari i përfaqësueses belge së shpejti të nënshkruajë kontratën e re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nainggolan këtë javë ka thënë se "ka mbajtur premtimin" dhe se ka qëndruar në Romë përkundër ofertave të majme që ka marrë nga klubet londineze Chelsea dhe Arsenal.
Prandaj Roma ia kthen me një kontratë më të mirë, e cila tashmë i është ofruar. Roma shpreson se Nainggolan do të vë nënshkriminin për vazhdimin e bashkëpunimit, me çka vetes do t'i sigurojë përfitime prej më shumë se një milion euro në vit. Sipas kontratës se mëparshme që kishte me Romë, belgu fitonte rreth tre milionë euro në sezon.
Klubi nga Roma shpreson se kontrata e re me Nainggolan do të zbrapsë shumë të interesuar për futbollistin, në mesin e të cilëve janë edhe Manchester United dhe Inter. Nëse mesfushori nënshkruan kontaratën e re atëherë ai te "ujqërit" do të mbetet deri në verën e vitit 2021, që do të jetë një vit më gjatë në krahasim me kontratën aktuale.
Nainggolan ka ardhur në Romë në vitin 2014 nga Cagliari, kurse më parë ka luajtur për Piacenza, ku kaloi akademinë e të rinjve. Për Romën ka luajtur 160 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 28 gola.