Bedrudin Brlyavac
07 Shkurt 2016•Përditësim: 07 Shkurt 2016
MADRID (AA) - Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Ronaldinho, ka treguar se në kohën kur luante për Barcelonën vazhdimisht ka menduar disa lëvizje të reja në trajnime, për të mashtruar kundërshtarët, raporton Anadolu Agency (AA).
''Çdo kohë ka heronj të ri, dhe kjo është epoka e Messit, Neymarit dhe Suarezit, edhe pse ata në Barcelonë, në kohën kur luaja unë, do të qëndronin në pankinë. Mirë, ndoshta jo edhe Messi'', tha me një ton shakaje braziliani.
Pas kësaj, megjithatë, ka shtuar se Messi, Neymar dhe Suarez janë lojtarët më të mirë të kësaj kohe.
Ai për "Radio Barcelona " theksoi se Messin e ka mik të mirë dhe kanë raporte shumë të mira.