Dejan Maksimoviç
14 Shtator 2017•Përditësim: 15 Shtator 2017
MADRID (AA) – Kampioni aktual evropian Real Madridi, këtë vit edicionin e Ligës së Kampionëve e hapi me fitore 3-0 kundër Apoel-it të Qipros në Santiago Bernabeu. Pas ndeshjes, golashënuesi i dyfishtë dhe zyrtarisht futbollisti më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, tha se Liga e Kampionëve është një garë për Real Madridin dhe se ata dëshirojnë ta fitojnë për herë të tretë me radhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ende para nesh është një rrugë e gjatë, shkojmë ndeshje pas ndeshje. Njëherë duhet të kalojmë me sukses fazën e grupeve. Sigurisht se duam të fitojmë turneun. Liga e Kampioneve është një garë për Real Madridin dhe ne duam ta fitojmë atë përsëri", tha Ronaldo.