Alaattin Doğru
07 Shtator 2019•Përditësim: 08 Shtator 2019
Futbollisti i njohur kamerunian Samuel Eto'o i dha fund karrierës së tij si futbollist, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat e Kamerunit, 38 vjeçari i cili së fundi ishte pjesë e klubit Qatar Sport Club, ka njoftuar se i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij si futbollist të cilin e vazhdon 23 vjet.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube gjigande si Real Madrid, Barcelona, Inter dhe Chelsea, ndërsa në vitet e fundit luante edhe për klubet turke si Antalyaspor dhe Konyaspor.
Me fanellën e Barclonës ai arriti të fitojë UEFA Ligën e Kampioneve në vitet 2006 dhe 2009, ndërsa në vitin 2010 këtë trofe e fitoi edhe me Interin.
Eto'o gjatë karrierës së tij në 718 ndeshje shënoi 359 gola dhe 115 asistime.
Ylli afrikan fitoi gjithsej 25 kupa përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Kombeve të Afrikës.