Dejan Maksimoviç
25 Shkurt 2017•Përditësim: 26 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Kasper Schemichel, portieri i Leicester City-t përmes rrjeteve sociale falënderoi ish-trajnerin e klubit Claudio Ranieri dhe i shprehu respekt të madh për gjithçka që ka bërë për të dhe bashkëlojtarët e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Një vit pasi Leicester-in e solli drejt titullit historik kampion të Anglisë, udhëheqësia e klubit e shkarkoi për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.
“Dëshiroj të falënderoj Claudio-n për gjithçka që ka bërë për klubin Leicester City dhe për mua personalisht. Ai meriton respekt të madh dhe merita të mëdha për atë që ka arritur së bashku me neve. Shef, faleminderit”, porositi Schmeichel përmes Instagram-it.
Ranieri pas shkarkimit mori mbështetje të mëdha të trajnerëve në Premier ligë, por edhe të mbarë opinionit anglez.
Leicester nga 25 xhirot e zhvilluara gjendet në vendin e 17-të me 21 pikë, vetëm një më tepër se Hull City që është në zonën e rrezikut.