Dejan Maksimoviç
06 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
CYRIH (AA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shpallur sot dhjetë nominimet për shpërblimin Ferenc Pushkash i cili ndahet për golin më të bukur. Në mesin e të nominuarve nuk ka asnjë futbollist nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kuriozitet paraqet fakti se për garën prestigjoze në lojë është edhe një femër. Bëhet fjalë për lojtaren e kombëtares amerikane, Carli Lloyd, e cila shënoi një gol të bukur kundër Japonisë, në lojën të vlefshme për kampionatin botërorë i cili u mbajt në Kanada.