Erkan Tiryaki,Hüseyin Eroğul
22 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
STAMBOLL (AA) – Nën patronazhin e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe kryesimin e Federatës së Futbollit të Turqisë dhe Fondacionit të Unionit të Klubeve, në Vodafone Arena në Stamboll u zhvillua “Ndeshja në nder të dëshmorëve” me qëllim të “shfaqjes së qëndrimit të përbashkët kundër terrorizmit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Para fillimit të ndeshjes, u bë një minutë heshtje në nder të dëshmorëve, ndërsa më pas u intonua himni kombëtar i Turqisë dhe u lexuan vargje nga Kur’ani.
Në fjalën e tij para përballjes, presidenti Erdoğan tha se Turqia po përjeton një nga periudhat më të vështira në histori në luftën kundër terrorizmit.
“Fundjavën e kaluar këtu, pikërisht në pjesën e sipërme të stadiumit, përjetuam dy sulme tradhtare, prej të cilëve njëri ishte sulm vetëvrasës. Në këto sulme që ndodhën pas ndeshjes Beshkiktash-Bursaspor, dhamë 44 dëshmorë, prej të cilëve 37 policë, dhe kishim 238 persona të plagosur. Po ashtu, vikendin që lamë pas në Kayseri u organizua sulm me bombë në automjetin që po transportonte ushtarët tanë që dolën në pushim. Si pasojë e sulmi patëm 14 dëshmorë dhe 60 të lënduar. Natë më parë, ambasadori i Federatës së Rusisë Karlov hmbi jetën si pasojë e një atentati, në një sulm të ulët. Gjithashtu, dje në mëngjes dhamë 15 dëshmorë në El Bab të Sirisë. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, ushtarët tanë dhe Ushtria e Lirë Siriane vranë afër një mijë pjesëtarë të DEASH-it”, tha presidenti Erdoğan.
Në vazhdim të fjalës së tij, Erdoğan shprehu besimin se policët, ushtarët, rojet e fshatit dhe populli së bashku dhe të unifikuar do t’i japin fund terrorizmit. “Në këtë mënyrë, do të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit Turqinë do ta ngrisim në nivel të qytetërimeve moderne”, vazhdoi më tej presidenti turk Erdoğan.
Më tej Erdoğan falënderoi Federatën e Futbollit të Turqisë, kompanisë sponsorizuese dhe futbollistët për mundësimin e kësaj ndeshjeje. Pas fjalimit, presidenti Erdoğan zbriti në fushë dhe u përshëndet me futbollistët, policët, pjesëtarët e sigurisë dhe drejtorin teknik të kombëtares turke Fatih Terim.