Fatih Erel
07 Tetor 2019•Përditësim: 07 Tetor 2019
Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviç, ka mposhtur John Millman-in në finalen e turneut Japan Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi u rikuperua nga lëndimi, 31-vjeçari serb Novak Gjokoviç ka mposhtur 30-vjeçarin nga Australia me rezultate 6-3 dhe 6-2 në finalen e zhvilluar në Tokyo.
Në muajin shtator, Gjokoviç u tërhoq nga US Open shkaku i lëndimit të shpatullës.