Mutlu Demirtaştan
06 Tetor 2019•Përditësim: 07 Tetor 2019
Piloti spanjoll i ekipit Repsol Honda, Marc Marquez është shpallur kampion pasi fitoi garën e 15-të në Grand Prix-in e Tajlandës në Kampionatin Botëror të MotoGP, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e 15-të e sezonit në MotoGP e cila është një nga organizimet më të rëndësishme të garave me motoçikleta u zhvillua në 26 xhiro në pistën ndërkombëtare Chang prej 4.6 kilometra në rajonin Buriram të Tajlandës.
Në xhirot e fundit të garës pati një rivalitet të madh mes Marquez-it dhe pilotit francezit Fabio Quartararo nga Petronas Yamaha. Marquez arriti të kalojë Quartararo-n në xhiron e fundit të garës që e filloi i treti. Me fitoren e tij në këtë garë me kohën 39.36.223, Marquez u shpall kampion 4 etapa para përfundimit të MotoGP ku ka përjetuar fitoren e vendit të parë për të 9-tën herë në sezon dhe të 53-tën në karrierën e tij.
Në garë, piloti Fabio Quartararo është renditur i dyti me 0.1 sekonda pas Marquez dhe në vendin e tretë me 1.3 sekonda diferencë spanjolli Maverick Vinales nga ekipi Monster Energy Yamaha.
Marquez, i cili në klasifikimin e pilotëve ndodhet 110 pikë përpara ndjekësit më të afërt të tij Andrea Dovizioso, në MotoGP ka arritur për të 6-tën herë fundin e lumtur të fitores pas atyre në vitet 2013, 2014, 2016, 2017 dhe 2018. Marquez gjithsej ka festuar 8 herë titullin kampion në karrierën e tij pasi më parë ka edhe nga një fitore në 125cc dhe Moto2.
Ai ka lënë pas edhe australianin Mick Doohan i cili ka 5 fitore në renditjen e pilotëve që kanë fituar më shumë titullin kampion në MotoGP. Ndërkohë që përpara Marquez ndodhet italiani Giacomo Agostini me 8 kampionate dhe Valentino Rossi me 7.
Gara e 16-të e sezonit Grand Prix në Japoni do të zhvillohet më 20 tetor.
- Klasifikimi i pilotëve
1- Marc Marquez (Spanjë): 325 pikë
2- Andrea Dovizioso (Itali): 215
3- Alex Rins (Spanjë): 167
4- Maverick Vinales (Spanjë): 163
5- Danilo Petrucci (Itali): 162