Ekip
03 Korrik 2016•Përditësim: 03 Korrik 2016
BUENOS AIRES (AA) – Qindra tifozë argjentinas u mblodhën të shtunën në Buenos Aires për ti dhënë përkrahje Lionel Messit duke kërkuar nga ai të mos braktisë kombëtaren e Argjentinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas dëshpërimit të përjetuar në finalen e katërt me Argjentinën, dhe pas 112 ndeshjeve të zhvilluara, Messi vendosi tu thotë lamtumirë "gauçosëve".
Pavarësisht motit me shi, argjentinasit iu përgjigjën thirrjes së presidentit të vendit Mauricio Macri dhe legjendës së futbollit Diego Armando Maradona që ti thonë Messit të shqyrtojë vendimin e tij për kombëtaren.
Tifozët ishin tubuar para Obeliskut në qendër të Buenos Airesit ku tifozët tradicionalisht festojnë fitoret. Me pankarta në duar në të cilat mes tjerash shkruhej "Leo, mos shko" ata i bënë thirrje Messit të shqyrtojë vendimin e tij.