Ekip
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
CHICAGO (AA) - Lionel Messi shënoi 3 gola në pjesën e dytë të lojës kur u inkuadrua pas kthimit të tij nga një lëndim i shpinës duke ndihmuar Argjentinën të mposhtë Panamanë me rezultatin 5-0 të premten në mbrëmje. Me këtë fitore Argjentina siguroi një vend në garat eliminatore të Copa America Centario, raporton Anadolu Agency (AA).
I shoqëruar me brohoritje të të publikut Messi zëvendësoi Augusto Fernandezin në minutën e 61-të, dhe vetëm pak minuta më vonë, pesë herë lojtari më i mirë i FIFA-s mori situatën në duart e tij për ti siguruar fitoren Argjentinës në kuadër të grupit D. Messi shënoi në minutat 68,78, dhe 87.