Doğa Kırmızıoğlu
14 Korrik 2023•Përditësim: 21 Korrik 2023
Bordi i Kontrollit Financiar i Klubeve të UEFA-s (CFCB) njoftoi sanksione ndaj ekipeve turke që nuk u janë përmbajtur rregullave financiare "Fair Play", transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate, bëhet e ditur se me arsyen që nuk ka përmbushur udhëzimet financiare të "Fair Play", me ekipin Trabzonspor është nënshkruar marrëveshje dakordimi në këmbim të 2 milionë eurove.
Përfaqësuesja e rajonit të Detit të Zi do t‘i paguajë UEFA-s në mënyrë të drejtpërdrejtë 300 mijë euro, që përkojnë me 15 për qind të kësaj shume. Ndërkaq, pjesa tjetër e mbetur prej 1,7 milion euro do të jepet sipas situatës së përmbushjes së përgjegjësive të marrëveshjes së re.
Ndërkohë, İstanbul Başakşehir do t‘i paguajë UEFA-s 400 mijë euro me arsyen se nuk ka arritur objektivat e tij në vitin fiskal 2022. Po ashtu, Konyaspor, i cili ka pasur një deficit të vogël buxhetor sezonin e kaluar, do të nxjerrë nga arka e tij 100 mijë euro.
Në anën tjetër, njoftohet nuk është ndëshkuar ekipi Beşiktaş i cili ka përmbushur objektivat e tij në vitin fiskal 2022. Buxheti i ekipit bardhezi do të mbahet nën vëzhgim edhe sezonin e ardhshëm.