Mutlu Demirtaştan
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
LONDËR (AA) – Lojtari i Leicester City, Jamie Vardy, është zgjedhur si lojtari më i mirë në Premier Ligën Angleze për sezonin 2015/2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Lojtarin më të mirë e zgjodhi juria e përbërë prej drejtuesve të kompanisë Barclays, që është sponsor i Premier Ligës, përfaqësuesve të mediave, si dhe tifozëve.
Për këtë titull garuan bashkëlojtarët e Vardy-t, N'Golo Kante, Wes Morgan, Kasper Schmeichelo, Riyad Mahrez, dhe lojtarët e Tottenham-it, Hary Kane, Dele Alli, Toby Alderëeireld, pastaj Dmitri Payet nga West Ham United dhe Mesut Ozil nga Arsenali.