Can Erözden
18 Tetor 2019•Përditësim: 18 Tetor 2019
Basketbollisti britanik me origjinë afrikane, Luol Deng zyrtarisht i dha fund karrierës së tij në NBA të enjten nga Chicago Bulls, raporton Anadolu Agency (AA).
Chicago Bulls, në faqen e saj të internetit tha se 34-vjeçari Deng iu bashkua Konferencës Lindore për të dalë në pension duke nënshkruar një kontratë ceremoniale një-ditore.
"Ne jemi shumë me fat dhe mirënjohës që Luol ka zgjedhur të pensionohet si lojtar i Chicago Bulls-it", tha presidenti i klubit dhe shefi operativ, Michael Reinsdorf në një deklaratë.
"Ai ishte një model si në tapet ashtu edhe jashtë saj gjatë nëntë viteve të tij në Chicago. Ai dha gjithçka që kishte për të na ndihmuar të fitojmë. Dua ta falënderoj Luol-in jo vetëm për atë që arriti në tapet për ekipin, por gjithashtu edhe për udhëheqjen që demonstroi përmes përpjekjeve të tij filantropike", tha Reinsdorf.
Chicago Bulls shtoi më taj se ata do ta nderojnë atë në një ndeshje këtë sezon. Në vitin 2004, Deng u transferua në Chicago Bulls i cili vjen nga Sudani i Jugut. Ai luajti 10 sezone.
Pasi kaloi një dekadë në Chicago, ai u transferua në Cleveland Cavaliers në vitin 2014. Ndërsa sezonin e radhës u transferua në Miami Heat.
Në vitin 2016, ai kaloi në Los Angeles Lakers dhe luajti dy sezone në Konferencën Perëndimore. Sezonin e fundit Deng ishte lojtar i Timberwolves nga Minesota.
"All-Star"-i i dyfishtë luajti në 902 ndeshje gjatë 15 sezoneve në NBA, gjatë së cilës ai në mesatare shënoi 14.8 pikë dhe 6.1 kërcime.