Alma Çekovic
09 Janar 2018•Përditësim: 09 Janar 2018
LONDËR (AA) - Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, deklaroi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ofertë në adresë të klubit për Alexis Sanchez, të cilit kontrata me klubin e Londrës i përfundon në fund të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Disa media në Angli thonë se Manchester City ka arritur marrëveshje me yllin e Arsenalit, të cilën Wenger e mohoi.
I pyetur nga gazetarët nëse ai pret largimin e Sanchez nga Arsenali, Wenger tha: "Nuk pres asgjë, jam i përqendruar në ndeshjen e nesërme. Kur ka oferta, përgjigjem, është shumë qetë tani", tha Wenger në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së nesërme kundër Chelsea në Kupën e Angleze.
Përveç Sanchez, kontrata me Arsenalin në fund të sezonit gjithashtu i përfundon edhe Mesut Ozil dhe Jack Wilshere.