Murat Keleş
05 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - Trajneri i ekipit të Premier Ligës Angleze Arsenal, Arsene Wenger, ka deklaruar se në rast se futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Özil, qëndron shumë vite me radhë, mund të bëhet legjendë si Dennis Dergkamp, raporton Anadolu Agency (AA).
Kontrata e Mesut Özil-it, të cilin Arsenali e transferoi në vitin 2013 nga ekipi spanjoll Real Madrid për një shumë prej 42 milionë paund, përfundon në vitin 2018. Ekipi kuq e bardhë i cili dëshiron që ta mbajë në ekip Mesut Özil-in, përgatitet që ti paraqesë një propozim afatgjatë mesfushorit.
Trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke treguar se mes yllit legjendarë të klubit Dennis Bergkamp dhe Mesut Özil ka ngjashmëri, i dërgoi mesazh futbollistit gjerman me origjinë turke.
Trajneri 67 vjeçar francez i cili theksoi se në rast se Mesut-i i përkushtohet ekipit mund të bëhet legjendë si Bergkamp, rikujtoi se Bergkamp në Arsenal ka luajtur deri në moshën 38 vjeçare. Wenger, theksoi se dëshiron që 28 vjeçari Mesut Özil të luajë edhe për 10 vite në Arsenal.
Wenger i cili që prej 20 vitesh gjendet në detyrën e trajnerit të ekipit, shtoi se për tu bërë legjendë në një ekip duhet qëndruar vite të tëra në atë ekip.
Mesut Özil-i i cili njëkohësisht u zgjodh si kandidat për futbollistin më të mirë të vitit 2016 e organizuar nga ana e FIFA-s, me fanellën e Arsenal-it këtë vit në 13 ndeshje shënoi 7 gola, ndërsa bëri 3 asistime.