Bakir Tiro
13 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
ROMË (AA) – Java e kaluar ishte e rëndë dhe fitorja ndaj Palermos është shumë e rëndësishme për shkak të besimit në ekip para ndoshta ndeshjes më të rëndësishme këtë sezon, ndeshja e kthimit në të tetën e finales së Europa Ligës, tha Edin Xheko, sulmuesi i Romës i cili dje në Serie A shënoi gol për triumfin ndaj Palermos me rezultatin 3:0, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kemi shënuar tre ndërsa nuk kemi pranuar asnjë gol dhe kjo është shumë mirë për vetëbesimin tonë. Më vjen mirë që kam shënuar gol pas tre-katër ndeshjesh. Fitorja në Palermo mund të jetë një shtysë para ndeshjes në Europa Ligë të enjten me Lyonin", tha Xheko.