Alma Çekovic
12 Mars 2017•Përditësim: 13 Mars 2017
LONDËR (AA) - Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger deklaroi se ekipi i tij padrejtësisht është kritikuar pas humbjes së thellë nga Bayerni i Mynihut (5:1) në takimin e dytë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve dhe e ka lavdëruar përgjigjen e ekipit të tij kundër klubit të ligës së pestë Lincoln City në çerekfinale të FA Kupës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas disfatës së dytë radhazi nga Bayerni, kur Arsenali me gjithsej 10:2 u përshëndet nga Liga e Kampionëve, "topxhinjtë" të shtunën me rezultatin 5:0 mposhtën klubin e nivelit të ulët Lincoln dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e garës më të vjetër të futbollit në botë.