Meryem Göktaş
05 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe Akademinë e Lajmeve të AA-së, Anadolu Agency (AA) nga sot do të fillojë trajnimin e saj të Diplomacisë së Gazetarisë për pjesëmarrësit ndërkombëtar në Ankara.
Programi “Trajnimi i Diplomacisë së Gazetarisë” për 78 orë mësime praktike dhe teorike ndërmjet 5-16 shkurtit do të mirëpres pjesëmarrësit nga Ukraina, Taxhikistani, Uzbekistani, Kazakistani, Gjeorgjia, Kirgistani, Azerbajxhani dhe Mongolia.
Programi ka për qëllim të mësojë gazetarët mbi politikën e jashtme, diplomacinë dhe energjinë për të krijuar raportime të specializuara mbi ndryshimet në Azinë Qendrore dhe Kaukaz.
Si pjesë e programit, do të trajtohen teknikat e raportimit dhe intervistimit, publikimet e AA-së për Azinë dhe Kaukazin, mjedisi i punës i gazetarëve të diplomacisë dhe teknikat e fotografisë.
Trajnimi do të ofrohet kryesisht në gjuhën ruse, ndërsa disa mësime do të pajisen me përkthim simulant rus. Pjesëmarrësit e suksesshëm në fund të programit do të marrin certifikatat e njohura ndërkombëtarisht.
Programi përfshin vizita në TIKA, Ministrinë e Jashtme të Turqisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmi dhe Presidencën e Komuniteteve Turke dhe Mike Jashtë Vendit (YTB).