Sultan Çoğalan
16 Mars 2017•Përditësim: 17 Mars 2017
ANKARA (AA) - Një anije turke e mallrave, është mbytur sot në ujërat e Libisë për shkak të motit të keq. Ndërkohë që 6 persona nga ekuipazhi janë shpëtuar, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet për 7 persona të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga Kryekonsullata e Turqisë në Misurata, thuhet se anija e mallrave "Tınaz Tepe", me flamur turk është mbytur gjatë ankorimit në portin Misurata. Autoritetet thanë se anija është mbytur rreth orës 10:30 dhe arsyeja e mbytjes është nga kushtet e vështira atmosferike.
Sipas informacioneve ekipet e rojës bregdetare të Misurata-s kanë mundur të shpëtojnë 6 persona, ndërsa puna për kërkimin e 7 pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit vazhdon.
Personat e shpëtuar më parë kanë kaluar në kontrollin mjekësor dhe thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.