Faruk Zorlu
25 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Një automjet policie sot ishte në shënjestër të një sulmi terrorist në Turqinë juglindore, tha një zyrtar vendor, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahmut Demirtas, prefekt krahinor i Adana-s, tha se një zyrtar policie dhe katër kalimtarë u plagosën lehtë nga një bombë që shënjestroi autobusin i cili transportonte personelin e policisë.
Demirtas tha se një pajisje eksplozive e improvizuar ose një lloj tjetër bombe mund të jetë përdorur në sulmin në rrethin qendror Yuregir.