Malik Hasa
03 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
TIRANË (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka filluar vizitën e saj në Tiranë me takimin me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Nishani-Mogherini është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë pa praninë e medias.
Ndërkohë sipas axhendës, përfaqësuesja e lartë e BE-së do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe me përfaqësues të partive politike parlamentare.
Gjatë vizitës së saj Mogherini do të flasë gjithashtu para studentëve të Universitetit të Tiranës, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Ndërsa në fund të takimeve Mogherini do të mbajë një deklaratë për mediat më kryeministrin Edi Rama.