Figen Shaban
01 Janar 2018•Përditësim: 01 Janar 2018
PRISHTINË (AA) – Mbrëmë në mesnatë në ora 00:00, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka lindur fëmija i parë në vitin 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fëmija i parë Ajni është djalë dhe peshon 3 kilogram e 250 gram. Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë. Nëna e foshnjës është Fatmire Azemi nga Podujeva dhe Ajni është fëmija i tretë i saj.
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili së bashku me bashkëshorten e tij kanë kaluar momentet e para të vitit të ri pranë foshnjës së parë të vitit 2018.