Bekim Laci
10 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
SHKUP (AA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar sot se armata e vendit është e gatshme të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komentet e Ivanovit u bënë me rastin e 25-vjetorit të marrjes së kontrollit të karakollit “Ramna Niva” nga pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë.
Ne njoftimin e presidencës thuhet se Ivanov ka thëne se "edhe sot, njëjtë si para një çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, njëjtë si para çerek shekulli, e kemi Armatën e Republikës së Maqedonisë e cila është mbrojtëse nga kërcënimet dhe krenaria e qytetarëve si dhe shpresa për paqe në vend", tha mes tjerash Ivanov.
Ai tha më tej se armata ka dhënë kontribut të madh për realizimin e standardeve më të larta në fushën e mbrojtjes, ndërsa kjo sipas tij u dëshmua edhe me përballjen e suksesshme dhe profesionale me kërcënimin nga migrimi i paligjshëm në kufirin jugor të vendt.
Me solemnitetin e sotëm u shënua edhe dita e Komandës së forcave rezerve të ARM-së.