Vesna Besiç
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
SARAJEVË (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Igor Cërnadak vizitoi sot Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Sarajevë, ku anëtarëve të redaksisë u uroi pesë vjetorin e punës së suksesshme.
Mirëseardhje shefit të diplomacisë së BeH-së në emër të Zyrës së AA-së në Sarajevë u dëshiroi editori Hakan Celik, i cili e informoi për punën e agjencisë.
Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së tha se BeH-ja ka qenë mes vendeve të para që ka reaguar për 15 korrikun, në natën e tentimit të grusht shtetit në Turqi. Ai foli edhe për autostradën Sarajevë – Beograd, të cilin do ta financojë Republika e Turqisë, për të cilin tha se paraqet projekt të së ardhmes.
Cërnadak uroi edhe 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke porositur se është koha vërtetë për barazi të drejtë të gruas. “Kjo do të thotë se ndodh tërë vitin, të jenë pjesë përbërëse e jetës, e jo të pritet një ditë që të kompensohet gjithçka që nuk është mirë në raport me gratë gjatë 364 ditëve të kaluara”, deklaroi Cërnadak.
Ai tha se gratë janë bashkëpunëtore të mira, shumë të vlefshme dhe të përkushtuara në punë.
“Mund vetëm t’u uroj 8 marsin dhe sot të kalojnë bukur”, shtoi Cërnadak.
Hakan Celik, editor i AA-së në Sarajevë, përkujtoi se AA transmeton lajme në 11 gjuhë.
Ai kujtoi se kjo zyrë më 11 mars kremton pesë vjetorin e punës dhe se AA-ja është e pranishme në të gjitha vendet ballkanike ku ka të punësuar dhe parapagues. “Për ne me rëndësi është profesionaliteti”, porositi Celik.