İnci Gündağ
27 Prill 2017•Përditësim: 27 Prill 2017
LONDËR (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është takuar të mërkurën në Londër me kryeministren britanike, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi është mbajtur i mbyllur për mediat. Siç është njoftuar nga kabineti i Kryeministrisë së Britanisë, është biseduar për Brexit-in dhe tema të tjera ndërkombëtare. Në njoftim theksohet se takimi, që është mbajtur në prag të Samitit të BE-së i cili është planifikuar më 29 prill, ka qenë konstruktiv.